Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) është “jashtë kontrollit”, gjatë një komunikimi me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin.
Deklarata e Trump merr rëndësi të veçantë për shkak se ndaj presidentit rus është në fuqi një urdhër-arresti i lëshuar nga kjo gjykatë në mars të vitit 2023.
Gjykata Ndërkombëtare Penale e akuzon Putinin për krime lufte, lidhur me deportimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara të Ukrainës drejt Rusisë.
Urdhër-arresti vijon të jetë në fuqi, çka do të thotë se presidenti rus rrezikon të arrestohet nëse udhëton drejt një vendi që është i detyruar ta zbatojë atë.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk kanë një detyrim të tillë, pasi nuk janë pjesë e Statutit të Romës, traktatit ndërkombëtar që themeloi Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Komente