E ardhmja e Mediaset duket e shënuar, të paktën sipas qëllimeve të Marina Berlusconit,qe do të nguste babanë e saj Silvio për ta çliruar veten sa më parë nga kompania e Cologno Monzeses.
Siç është raportuar nga Dagospia, Biscione gëzon një periudhë të shëndetit të mire, falë suksesit të Botërorit dhe mbajtjes së shikueshmerise dhe llogarive pas disa vjetësh nga kalimi ne digjitalin tokësor.
Por mbetet dyshimi se kush do të dëshirojë dhekush mundet të blejë paketën e tv Berluskoniane. Ndërsa Mediaset premium është gati të largohet nga kompania mëmë,me shume mundesi do të absorbohet nga Sky dhe jo me nga Vivendi, e ardhmja mbetet pra e paqartë.
Paqartesitë vijnë nga politika, me aleatin Legist gjithnjë e më të distancuar dhe grilinët që kërcënojnë çdo ditë po dhe tjetren gjithashtu. Dhe pastaj ekzistojnë platforma të tilla si Netflix dhe Amazon Prime, që nga dita në ditë gërryejnë telespektatoret.
Mbetet pastaj një siguri që mund te bindë Cavalierin të dëgjoje vajzën e tij Marina: Mediaset nuk është më e dobishme si njëhere e nje kohë në betejën politike. Partia e Cavalierit duket e burgosur në një krizë, pa rrugëdalje,e varur në dëshirën e tij për ta ribere dhe rifituar konsensusin e humbur.
Gjithmonë nese ia vlen.
Veritas.com.al/