Media italiane, disa orë më parë kanë nisur të flasin se në qytetin Tern, Itali, është vrarë një person dhe ‘ky është shqiptar’.

Por deri para pak kohe, media nuk kishte dhënë identitetin e viktimës.

Më në fund, policia deklaroi emrin dhe tregoi një skemë të vrasjes.

49-vjeçari është vrarë në pragun e shtëpisë në Terni të Italisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari i vrarë është Demir Hyseni.

Ai zbriti poshtë shtëpisë, një apartament në katin e dytë të një ndërtese, ku banonte së bashku me gruan dhe vajzën.

Sipas policisë, shqiptari bëri rrugën e zakonshme që bënte çdo ditë për të shkruar në punë, doli nga hyrja dhe iu afrua makinës se tij. Por vrasësi po e priste dhe pas një debati të shkurtër ai e ka qëlluar.

Veritas.com.al/