(FOTO: I dyshuari DaliborJaukoviq)/
Gazeta e Malit të Zi “Vijesti” shkruan se policia dyshon që sulmin në Ambasadën amerikane në Podgoricë e bëri Dalibor Jaukokoviq.
Sipas dyshimeve të policisë të transmetuara nga gazeta “Vijesti” 43 vjeçarii Dalibor Jaukoviq mbrëmë hodhi bombën në oborrin e Ambasadës amerikane, e më pas vdiq gjatë një eksplodimi tjetër.
Gazeta bën me dije se Jaukoviq jetoi në Podgoricë, ndërsa ishte i lindur në Kralevë të Serbisë.
“Vijesti” tregon se në profilin e facebook-ut të Dalibor Jaukoviqit shihet se ai ishte dekorur në vitin 1999 me medaljen për shërbime në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë të Republikës Federative të Jugosllavisë.
Jaukoviq u dekorua për “angazhim të jashtëzakonshëm gjatë kryerjes së detyrave në mbrojtje të vendit”.
Dekoratën e kishte nënshkruar Sllobodan Millosheviq.
Sulmi ndodhi rreth mesnatës, ndërsa askush nga punonjësit e ambasadës amerikane, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit, nuk është lënduar.
Veritas.com.al/