Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se vijat e kuqe nuk i vendos as kryeministri Edi Rama dhe as kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Duke folur për reformën në drejtësi, Mediu theksoi se reforma duhet bërë me qëllim që ajo të mos kapet nga politika. Teksa është në unison me Partinë Demokratike, Mediu kërkoi që të zbatohet neni 88 i rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Mediu: Ne kërkojmë një drejtësi të pakapur. Rama duhet të pranojë rekomandimet e Venecias dhe të sigurojë nenin 88. Votimi i kërkuar nga Rama me 2/3 i papranueshëm pasi i heq Kuvendit një sërë detyrash të përcaktuara nga Kushtetuta. Për drejtësi të pavarur të zbatohen rekomandimet e Venecias.