Ish –presidenti Rexhep Mejdani është shprehur kundër prishjes së fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”, të cilën kryeministri Edi Rama pati premtuar publikisht se nuk do të prekej. Në një status në rrjetet sociale, ish –kreu i shtetit sjell në vëmendje të tjera vepra të shkatërruara nga dora e Edi Ramës në Tiranë, për t’ua lënë vendin pallateve shumëkatëshe, si Kinema Republika apo 17 Nëntori. Nisur nga kjo ai paralajmëron të tjera akte.
Reagimi i ish -presidentit Mejdani
Nje mik i mire, ndjekes i kujdesshem i perplasjeve politike-mediatike me dergoi sot kete mesazh: Pse cuditen? A nuk ndodhi po e nejta gje me kinemane “17 Nentori” apo dhe me kinemane “Republika” disa vite me pare?! A nuk po ndodh e njejta gje me stadiumin “Qemal Stafa” dhe fasaden e tij?! A nuk shoqerohen ato me ndertime shumekateshe?! Po, pse?…Ende nuk qenka e qarte apo “nuk keni pare gje akoma”. Ne fakt, nje pyetje per te gjithe duhet te jete: cili objekt publik e ka tashme radhen?…
Pikwrisht, me kete mesazh te thjesht, por tepër kuptimplote, ai me ndriçoi mendjen? Shpresoj qe keto reshta te tij t’iu ndriçojne mendjen edhe juve…