Me sa duket edhe ky çift që akoma ndodhet në majë të vinçit për tu vetëflijuar ose ‘zgjidhur prblemet’, ka vendosur viçin si strehën e fundit të Drejtësisë. Nuk kanë kaluar veçse dy ditë që një djalë nga Lezha, i cili kishte probleme në çif, erdhi në Tiranë, hipi në një vinç dhe kërkoi zgjidhjee problemit me gruan.
Ndërsa çifti i sotëm është nga Tirana.
Sapo janë zgjuar njerëzit rreth pallatit të Kulturës, kanë parë çiftin mbi vinçin aty pranë.
Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua duket se janë lodhur nga të kërkuarit drejtësi dhe kanë zgjedhur këtë formë. Çifti kërkon që aty të vijnë ministre e Arsimit, Lindita Nikolla dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Me siguri kanë probleme me shkollat dhe me Bashkinë, por edne nuk dihet qartësisht.
Ndërsa policia po negocion që të zbresin, burrë e grua kërkojnë që në vendngjarje të shkojë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Do hidhemi, do vrasim veten”,- thonë ata duke kërkuar me insistim që Nikolla e Veliaj të shkojnë në vendngjarje.
Për të negociuar, në vendngjarje ka mbërritur një këshilltar i bashkisë së kryeqytetit. Më herët në vendngjarje ka mbërritur edhe një i afërm i dy personave i cili nuk ka arritur t’i bindë për të zbritur.
Deri tani policia ka shoqëruar rojën e kantierit ku ndodhet vinçi i 30 metra i lartë.
UPDATED:
Çifti qe u ngjit mbi vinç per t’u vetsakrifikua në emer te çështjeve të pazgjidhura, sapo kanë zbritur në prani të policisë. Thuhet se dy perfaqesues nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës i kanë bindur që të mos marrin vendimin ekstrem.
Veritas.com.al/