(FOTO: Mjedisi rreth Igumenicës ku ndodhi ngjarja)

Të shtënat e armëve që ju dëgjuan sot në periferi të Igumenicës, afër kufirit mes Shqipërisë e Greqisë, mund të ishin asgjë. Por përderisa këto ditë janë nxehur shumë “hekurat” e sulmeve politike të qeverisë shqiptare ndaj Greqisë dhe vice- versa, atëherë të shtënat me armë bëhen më të frikshme.

Kryeministri i Shqipërisë i ka “treguar arat” qeverisë së Greqisë duke i kujtur edhe shembjen e Akropolit në Athinë, ndërsa Ministria e Jashtme e Greqisë ka thërritur për qortime ambasadorin e Shqipërisë në Athinë. Marrëdheniet ndodhen nën tension.

Por mësohet se të shtënat me armë ishin për shkak të influencave mbi drogën që hynte nga Shqipëria në Greqi. Një trafikant drogë ka qëllua më armë kundër patrullës së Policisë.  Ngjarja ka ndodhur sot në kufirin e gjelbër në Igumenicë.

Policia greke tentoi të ndërhynte kur një mjet ka tentuar të marrë një ngarkesë që dyshohet të jetë mbi 100 kg marijuanë. Droga ishte kaluar nga disa trafikantë nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur.

Ne momentin që ka shkuar mjeti ta marrë ka ndërhyrë policia,  por trafikanti, që dyshohet të jetë shqiptar, ka hapur zjarr ndaj policisë dhe është larguar me shpejtësipër në drejtim të tokës shqiptare.

Nuk ka të lënduar. Forca te shumta të policisë greke ndodhen në vendngjarje.

/Veritas.com.al/