Akuzat ndaj Bashkisë së Divjakës se merr taksa dhe nuk ofron shërbime, aludimet se Erjon Braçe u përfshi në investimet e Lagunës së Karavastasë apo ironia me veshjen, që u përmend në gazetën Shekulli, botues i të cilës është Kokëdhima, kanë ngacmuar edhe këtë mëngjes deputetin Braçe.

Në një status te Facebook ku nderon punonjësin e vrarë të OSHEE-së, Erjon Braçe devijon në fund dhe i përvishet me sharje Koço Kokëdhimës.

Deputeti thotë se njësoj si punonjësi i OSHEE-së në Shkodër, ai përpiqet që në Divjakë të paguhen taksat. Përballë ka njerëz që e nxisin paligjshmërinë. Këtu kalon tek Koço Kokëdhima dhe kujton sulmin që iu bë nga “qehajai i një pushti në politikë”.

Në këtë rast, qehajai rezulton të jetë kryeredaktori i gazetës Shekulli, ndërsa pushti, vetë Koço Kokëdhima.

“Pardje, qehajai i nje pushti ne politike, me shquante si spahi-taksambledhes turk, sqaronte.

E perse?
Sepse ju dola zot punetoreve qe mbledhin detyrimet ligjore te papaguara prej vitesh!

Kjo kulture eshte!
Ka politikane qe e kane ne maje te gjuhes:
MOS E ZBATO LIGJIN!
Kjo eshte gjuha e gjate kriminale qe vret njerez te shtetit!”
shkruan Erjon Braçe.