SPAK po vijon me goditjet e fuqishme si ndaj politikanëve të korruptuar, ashtu edhe ndaj grupeve kriminale, duket se kanë nisur edhe kërcënimet.
Këtë gjë e pretendon edhe deputeti i Rithemelimit, Dashnor Sula, i cili është shprehur se një politikan në arrati i ka dërguar një mesazh kërcënues kreut të SPAK, Altin Dumani.
Ai tha se ky politikan i ka dërguar mesazh Dumanit duke i thënë: “Unë i kam 50 milionë euro, po ti çfarë do kesh kur të mbarosh mandatin ?”
Ai nuk përmendi emër ndërsa në studion e “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, të pranishmit përmendën emrin e Arben Ndokës, emri i të cilit doli në operacionin e fundit të SPAK që goditi 7 grupe kriminale.
Mua s’ma ka thënë Dumani, po ka ca informacione të tjera që njerëz që kanë qenë në politik po i kërcënojnë. Ju duket çudi ju kjo gjë”, tha ai ndër të tjera./alfapress