Nga Lola Talik
Aktualisht me xhirime në Vancouver për filmin e ardhshëm të Jason Reintman, Charlize Theron është shfaqur krejtësisht e metamorfozuar.
Kur Charlize Theron përgatitet për një film, ajo nuk i bën gjërat përgjysëm!
Pasi shtoi nja dhjetë kile për rolin e saj të paharrueshëm në filmin “Monster” të Patty Jenkins, pasi u qeth zero për “Mad Max: Fury Road” të George Miller, aktorja pëson metamorfozën e radhës dhe shton pesëmbëdhjetë kile për “Tully”, filmi i ardhshëm i Jason Reitman.
Realizuar nga Jason Reintman me skenar të Diablo Cody, “Tully” është një komedi mbi mëmësinë. Një eksperiencë e re për Charlize Theron dhe këtë dyshe, që kanë punuar dikur së bashku për filmin “Young Adult”.
Në filmin “Tully”, Charlize Theron mishëron një zonjë shtëpie, nënë e tre fëmijëve, njëri i sapolindur. Çka shpjegon përse aktorja është fotografuar me barkun e rrumbullakosur nën një fustan të gjerë xhins.