Michael Phelps ka thyer rekordin 2000 vjeçar të Lojërave Olimpike duke surprizuar 12 titujt individual të fituar nga Leonidas I Rodos. Kush ishte ky atlet rekordi i të cilit ka jetuar dy mijëvjeçarë?!
Phelps ka në total 22 medalje ari në Lojëra Olimpike, por nëntë prej tyre janë tituj individual. Megjithatë, kjo do të thotës se Phelps sapo ka kaluar atletin më të madh të botës antike.
Leonidas i Rhodes garoi me sukeses në katër Olimpiada, në vitet 164BC, 160BC, 156BC dhe 152BC dhe në secilin prej tyre fitoi nga tre gara.
Ai ishte 36 vjeç kur fitoi për herë të katërt, dmth, në vitin 152 para Erës së Re, ose pesë vjet më i madh në moshë se Fhelps sot.
Rhodes ka një traditë të pasur në atletikë. Një tjetër Oilimpi nga Rodos ishte boksieri Diagoras, i cili krijoji një dinasti atletësh
Në kohën e Leonidas nuk kishte medalje ari as bronzi as argjendi. Fituesit të garës i mblidheshin shumë njerëz rreth dhe i vinin në kokë një kurorë me degë ulliri. Pas vdekjes “u adhurua si një hyjni e zonës”në Rodos, ka thënë Sëaddling.
Ai u venerua edhe në letërsinë antike greke duke e quajtur “vrapuesi më i shpejtë”.
Në statujën kushtuar Leonidas shkruhet: “ Ai kishte shpejtësinë e Zotit”. Një reputacion që duket se i shkon sot Michael Phels.
(Sipas BBC)