Mijëra vetë janë mbledhur të martën në sheshin Albert në Manchester, ku është mbajtur një minutë heshtje në shenjë nderimi për viktimat e sulmeve terroriste në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande në këtë qytet, ku humbën jetën 22 vetë.
“Qytetarët e Mancheste-rit gjithmonë do të kujtojnë viktimat dhe nuk do t’i përfillim terroristët, duke punuar së bashku në zhvillimin koheziv. Ne jemi më shumë, ndërsa ata janë vetëm disa”, thaprefekti i Mançesterit, Edi Neëman.
Edhe selia e Bashkimit Europian në Bruksel sot i kishte ulur flamujt në gjysmë shtizë.
Personi përgjegjës për sulmin në Mançester është 22-vjeçari Salman Abedi. Ai dyshohet të ketë udhëtar me tren nga Londra për në Mançester, thanë sot dy zyrtarë amerikanë, të cilët ishin në kontakt me autoritetet britanike.
/Veritas.com.al/