Paris (AFP) – Ministrja franceze për Barazi Gjinore Marlene Schiappa dhe homologët e saj të G7 të premten nënshkruan një deklaratë të përbashkët për ta bërë këtë çështje një “kauze globale”.

“Asnjë vend në botë nuk ka arritur barazinë gjinore midis burrave dhe grave dhe askush nuk mund ta arrijë atë vetëm,” tha Schiappa në ceremoninë e nënshkrimit.

“Kjo deklaratë shënon qëllimin e qartë për ta bërë barazinë gjinore një kauze të madhe globale”, shtoi ajo.

Franca ka vendosur pabarazinë gjinore në qendër të presidencës së saj te vitit 2019 të grupit G7 të ekonomive të zhvilluara – që përfshin gjithashtu Britaninë, Kanadanë, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ministrat e grupit te mbledhur në Francën veriore muajin e kaluar u zotuan të përmirësojnë koordinimin për të mbështetur “pjesëmarrjen e grave në proceset e paqes duke përfshirë rolin e tyre si negociatore, ndërmjetësuese dhe pacifiste”.

Një deklaratë përfundimtare tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të “mobilizohet për të parandaluar dhunën seksuale dhe dhunën me baze gjinore në konflikt”, por gjithashtu për të ndihmuar më mirë të mbijetuarit dhe për të asistuar fëmijët e lindur si rezultat i dhunës seksuale në konflikt.

Përpjekjet për t’iu përgjigjur nevojave specifike mjekësore, psikologjike dhe sociale të të mbijetuarve dhe të viktimave duhet të vazhdojnë ka thene deklarata, duke përshëndetur përpjekjet nga fituesit e Çmimit Nobel të Paqes 2018 Nadia Murad dhe Denis Mukwege.

Samiti tjetër i G7 do të mbahet në Biarritz në Francën jugperëndimore më 25-27 gusht.

Veritas.com.al/