Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije lajmin se ministrja Belinda Balluku ka rezultuar pozitive me koronavirus. Me anë të një statusi në faqen zyrtare të Ministrisë shkruhet se Balluku është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu bëhet me dije se ajo fillimisht ka shfaqur simptoma dhe më pas është testuar, pasi ka rezultuar pozitive Balluku ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Mesa duket ministrja do të mungojë sot në takimin e përjavshëm në Kuvend.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë,”-shkruhet në njoftim.

VERITAS.COM.AL/