Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Ministrja Xhaçka ka mbërritur në SPAK rreth orës 13:00.
Shkurtimisht për mediat, para se të hynë në Prokurorinë e Posacme, Xhacka u shpreh se nuk ka kryer asnjëherë shkelje ligji dhe gjithmonë ka qenë në funksion të detyrës së saj.
“Padyshim që jam në dispozicion ë drejtësisë dhe kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar. Jemi në dispozicion të drejtësisë. Jemi pro për të kthyer përgjigje për të gjitha çështjet që duhet të gjykohen, nuk bëj përjashtim dhe për funksionin që kam. Është e mirëseardhur dita kur të marrim përgjigje nga drejtësia për këto shpifje për përdorimin e aseteve publik për arsye elektorale, por dhe alarmet false, që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë, siç është rasti i portit të Sarandës. Nuk ndryshon as baza detare, që do jetë më emirë si një bazë ndihme për funksion të flotës së forcave të armatosura, por do jetë dhe një port turist. S’ka pasur asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës”, tha ministrja.’- tha Xhaçka.