Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj deklaroi se ka kërkuar shkarkimin e disa shefave policie, për shkak se mbështesin subjekte të caktuara politike.

Ministri tha se ka kërkuar shkarkimin e shefit të komisariatit të Dibrës, Gramshit e Pukës:

“Kam kërkuar shkarkim e dy-tre shefave të komisariateve të cilët nuk kanë qenë në lartësinë e duhur dhe kemi pasur disa persona që në një formë apo në një tjetër, nuk kanë qenë konform në zbatimin e ligjit për sa i përket të qënurit asnjanës gjatë fushatës zgjedhore.

Kam kërkuar që të largohet shefi i komisariatit të Pukës, ka pasur raste të përsëritura, kam denoncime të përditshme që mbështet një subjekt të caktuar elektoral. Për këtë arsye kam kërkuar edhe shkarkimin e dy shefave të komisariateve: edhe të Dibrës, edhe të Gramshit”.

4-5 ditët e fundit, është prishur klima e qetë e fushatës së dy javëve të para, për shkak të përplasjes të shtuara të subjekteve politike, veçanërisht PS – LS,  deklaroi për “Zërin e Amerikës” ministri Demiraj, i cili theksoi angazhimin e forcave të rendit për të përmbushur detyrat kushtetuese dhe ruajtjen qetësisë për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

Veritas.com.al/