Në kohën ndërmjet të një seance dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj foli për Top Channel rreth heqjes së targave diplomatike për konsujt e nderit.
“Konsujt e Nderit nuk përdorin më targa diplomatike, i kanë dorëzuar”, u shpreh ministri duke shtuar se “kemi shkarkuar disa konsuj nderi të dyshimtë të Shqipërisë në botë.”
Ministri i Jashtëm në detyrë nuk dha detaje lidhur me emrat e konsujve të shkarkuar nga detyra.
Po kështu, Cakaj tha se po rishikohet ligji për pasaportat diplomatike, për të mos krijuar probleme.
Veritas.com.al/