TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi mbajti fjalë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane me në fokus sistemimi i kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve.

Ministri theksoi se Shqipëria po punon për të harmonizuar zhvillimin e rrjeteve të komunikacioneve me standardet e Bashkimi Europian, me synimin për ndërtimin e rrjeteve moderne me fibër optike deri te përdoruesi fundor.

“Shqipëria po harmonizon zhvillimin e rrjeteve të komunikacioneve me standardet e Bashkimin Europian, duke synuar ndërtimin e rrjeteve me fibër optike deri në përdorimin fundor. Ministria ka miratuar në konsultim e publikun dhe më te gjithë aktorët, ligjin e ri për legjislaturën e “Gigabit”, duke përfaruar legjislacionin e ri evropian. “, tha ai.

Ky proces synon kalimi gradual drejt infrastrukturës nëntokësore, ndërsa bashkitë priten të luajnë një rol kryesor.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *