Nancy Pelosi, lider e Pakicës në Kongres, dje, e Premte, ka fajësuar ish- presidentin George W. Bush dhe Republikanët për 9 trilion dollarë që i janë shtuar borxhit gjatë periudhës së presidencës së Barack Obamës.

Pelosi argumentoi se nën qeverisjen e Obamës, deficiti në buxhetin vjetor, i cili i shtohet borxhit kombëtar, është reduktuar ndjeshëm. Ajo lavdëroi Obamën duke thënë se pa punën e Obamës deficiti mund të kishte qenë edhe më i lartë. Por duke mbrojtur anën e vet “Demokrate”, Pelosi zbuloi të vërtetën tronditëse se nën dy presidentët, Bush dhe Obama, borxhi i publik është rritur në 9 trilionë dollarë.

Më së shumti, zonja Pelosi fajësoi ish presidentin Bush mbi pagesat për luftën në Irak dhe Afganistan.

“Kur presidenti Obama vuri këmbën në Capitol,  tetë vjet më parë, deficiti ishte 1.4 trilion dollarë — dmth., deficiti i një viti”- tha ajo. “Nën administratën e tij është reduktuar”tha, por përsëri sot është një borxh prej 9 trilionë dollarë. Rritja më e madhe e borxhit vjen nga faturat e papaguara të dy luftërave (Afganistan dhe Irak) nga fondet që kanë shkuar apo nuk kanë shkuar në industrinë  prodhuese farmaceutike dhe nga politika e taksave që nuk kanë sjellë rritjen e numrit të vendeve të punës. Këtë vit, që nuk ka nxjerrë akoma rezultatin, borxhi nën qeverinë e Obamës mund të jetë rritur më shumë”- tha Pelosi.

/Veritas.com.al/