Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga kjo detyrë. Me një mesazh të gjatë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që e paralajmëroi dhe tha se i kishte dorëzuar dorëheqjen, Lleshaj deklaron se tani ‘është momenti për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme’
Ai bën një përmbledhje të punës së tij, nga marrja e detyrës dhe deklaron se ishte i vetëdijshëm për atë që e priste, se duhej të ecte në një fushë të minuar herët, që nga dita e krijimit të shtetit shqiptar.
Lleshaj citon Patër Anton Harapin teksa shton se si ai ishte para një dileme. “Edhe unë me ndërgjegje të plotë vendosa të ‘baj nji marri’, sepse nuk mund të tregoja dobësi”, shkruan Lleshaj.
Teksa nuk mungojnë akuzat për opozitën duke i kujtuar, 97-ën apo 21 janarin, Lleshaj thotë se “të aftë për të mos pasur turp as márre përpara asgjëje, ata po përpiqen të përdhosin një mort të dhimbshëm të një djali të ri, të vrarë padrejtësisht nga një punonjës policie që është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, për të sulmuar barbarisht policët e tjerë të Shqipërisë dhe institucionet e shtetit tonë”.
VERITAS.COM.AL