(FOTO: Dritan Demiraj- ministër i Brendshëm, ‘babai’ i Forcave Speciale të Ushtrisë)/

Koloneli Dritan Demiraj është ministri i ri i Brendshëm i propozuar nga kryetari i PD Lulzim Basha pas marrëveshjes së arritur me Kryeministrin Edi Rama.

Por kush është Dritan Demiraj? Ai është shkarkuar nga detyra në dhjetor 2014 nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Dritan Kodheli ka fituar 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor. Koloneli Dritan Demiraj ka marrë dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.

Ai u hoq nga detyra me motivacionin se ‘u largua pa leje’ për jashtë shtetit.

/Veritas.com.al/