(FOTO: Pamje nga toka të përmbytura në Bushat- Shkodër)

Ministria e Bujqësisë njofton se pas reshjeve përgjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes, në disa rrethe të vendit ka pasur përmbytje të tokës.

Nga informacionet që Ministria e Bujqësisë ka nga terreni, deri në orën 10:30 të ditës së sotme, situata është si më poshtë:

Në qarkun e  Shkodrës janë përmbytur rreth 200 hektarë tokë; më së shumti në Njësinë Administrative Bushat, në zonën e “Urës së Dedë Gjon Lulit” etj.

Lezha, gjithashtu është nga zonat më të përmbytura. Deri në këto momente ka rreth 130 ha nën ujë, në Bregun e Matit (Spiten, Markatomaj, Tresh- rreth 70 ha dhe Tale- rreth 60 ha; në Barbulloje rreth 50 ha, Balldre-Torovicë rreth 400 ha, Zadrime (Baqel) rreth 50 ha.

Në Qarkun Gjirokastërjanë të përmbytura rreth 130 hektarë tokë. Nga këto, 120 në Njësinë Administrative Gjirokastër. 30 hektarë në Lazarat, 30 hektarë në Antigone dhe fshatin Arshi Lengo, 60 hektarë në Lunxhëri (zona Topullaraj-Valare) dhe 10 hektarë në Libohovë.

Njoftimet e Ministrisë së Bujqësisë do të vazhdojnë gjatë ditës, duke ndjekur situatën e shirave të dendur dhe rreziqet për përmbytje.

/Veritas.com.al/