Pas situatës së vështirë me zjarret në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një tjetër thirrje për evakuim për banorët e këtyre zonave që të evakuohen menjëherë.

“THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM! Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive. Por dy bashkitë më të prekura janë Gramshi dhe Delvina.

Konkretisht në Kullollas dhe njësinë Skënderbegas të Gramshit, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë disa fshatra dhe shkaktuar një viktimë. Janë raportuar dëme në banesa. Sipas shërbimeve emergjente, situata mbetet e rëndë dhe po ndërhyhet nga ajri. Në Mukaj e Sojnik, zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, me forcat vendore dhe FA në terren.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *