(FOTO: Pamje nga spitali “Shefqet Ndroqi”)/
Pacienti S.K, 76 vjeç, i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka ndërruar jetë për shkak të virusit të gripit- njofton Ministria e Shëndetësisë. Ky është viktima i katërt me këtë virus.
Pacienti që humbi jetën ishte shtruar në spital më datën 5 janar, me diagnoza Pneumonie. Por përkeqësimi i shëndetit të tij dhe më në fund humbja e jetës u shkaktuan nga virusi i gripit AH3N2- njofton Ministria e Shëndetësisë.
/Veritas.com.al/