Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital privat në Tiranë.

15-vjeçarja B.P ka humbur jetën në sallën e operacionit, dje në mesditë.

Mjeku anestezist T. Zh., 53 vjeç, ka tentuar të kryeje vetëvrasje (duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie), bën me dije “Report TV”.

Pas kësaj, mjeku ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësore e shtetases B. P.

/Veritas.com.al/