POGRADEC- Mjelma e plagosur, tashmë është rikuperuar dhe është e lirë të notojë në Liqenin e Pogradecit. Administrata e Zonave të Mbrojtura ka bërë me dije se ajo është rikuperuar totalisht për t’u rikthyer në habitatin e saj natyral.

“Para disa ditësh ju paraqitëm lajmin e trishtë të një mjelmë të plagosur në liqenin e Pogradecit. Sot jemi të lumtur t’ju bëjmë me dije që pas rikuperimit në qendrën e rehabilitimit në Divjakë, mjelma rikthehet përsëri në liqenin e Pogradecit që është dhe habitati i saj natyral! Kjo fal punës së punonjësve te Administratës së zonave të mbrojtura”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Mjelma ishte qëlluar me çifte, me qëllim që të balsamosej./ Shqiptarja.com/

https://youtu.be/I4yvvzCpazs?t=6

1615470020_Sequence03.00002911.Still030.jpg