Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit, Federica Mogherni, gjatë fjalimit në seancën solemne për rekomandimin e Komisionit Europian për liberalizim të vizave ka lavdëruar punën e autoriteteve kosovare për punën e bërë. Ajo ka thënë se është shumë e lumtur që në sallën e Kuvendit janë të pranishëm pozita dhe opozita.
Shefja për Politike të Jashtme e Bashkimi Europian, Federica Mogherini, në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës ka cekur faktin që opozita pas një kohe është kthyet në Kuvend. Mogherini ka shtuar se është e lumtur që Bashkimi Europian e ka bashkuar vendin.
“Jam shume e gëzuar që opozita dhe pozita janë së bashku. Jam shumë e lumtur që BE’ja e bëri vendin e bashkuar. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, por Kosova po e përjeton këtë vendim shumë mirë”, ka shtuar ajo.
Por, Mogherini po ashtu dha një këshilli për partitë kosovare. Ajo tha se është e nevojshme një demokraci e re dhe e përgjithshme për të punuar në ndërtimin e shtetit.
Dimplomatja e BE’së po ashtu tha se vendimi i Komisioni Europian për Kosovën nuk është duke u festuar vetëm në Kosovë por edhe në BE.
“Kjo është një ditë e renësihmë për Kosovën dhe njerëzit e saj. Një javë shumë e mirë për Kosovën. Nuk dua të marr merita për pranimin në UEFA, por dje arritën një sukses të madh. Kjo falë punës së madhe të përbashkët. Sot duhet të bëhen planifikimet për të ardhmen e përbashkët. Liberalizimi i vizave nuk festohet vetëm në Kosovë, por edhe Bashkimi Evropian po feston”, ka thënë ajo.