Aksidenti tragjik që u regjistrua dje në Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, ka prekur zemrat e të gjithëve, e madje ngjarjen e rëndë e ka kuptuar edhe një vogëlushe vetëm 3 vjeç.

E shoqëruar nga daja, ajo ka vendosur sot lule në vendin ku ndodhi aksidenti, ku pati edhe një apel për shoferët teksa tha ‘ecni me avash’. Ndonëse vetëm 3 vjeç, në ndryshim nga shumë të rritur, vogëlushja duket se e kupton më mirë rëndësinë e respektimit të rregullave të kodit rrugorë.

Një apel e pati edhe daja e vajzës së vogël i cili nuk mohoi se edhe ai vetë kishte ecur ndonjëherë shpejt, por theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më pas këtij aksidenti, duke kërkuar edhe nga shoferët e tjerë të njëjtën gjë.

“Jemi thjeshtë rastësisht, kaluam, e menduam si gjest. Mbesa i pa fëmijët, po tregonim dje ngjarjen dhe ajo e kuptoi dhe filloi duke qarë dhe tha se shoferët duhet të ecin avash. Edhe unë kam ecur ndonjëherë shpejt, për ndonjë urgjencë, po tani e mbrapa duhet të ecim super super avash, sepse ja çfarë ndodh. Nuk duhet të ndodhte kështu”, tha ai.

Eduarti, Silvana dhe dy bijat Anastasia dhe Eva humbën jetën dje në aksidentin që u regjistrua në autostradën Vlorë-Fier. Mes dhimbjesh e lotësh, ata u percollen per ne banesen e fundit mëngjesin e sotëm.

VERITAS.COM.AL

1624701400_lule2.jpg