Koçiu: Është aluduar që ka një dorëzim nga ministria apo policia për moslejimin e përdorimit të monopatinave. Nëse më peyesni sërish në është vendim i duhur e them me bindje që po deri në momentin që lejimi i tyre do të rregullohet sic duhet.
Rastet në spital nga aksidentet që vinin nga monopatinat pa kriter moshe, shpejtësinë me të cilën e përdornin. Vetëm për 2025 deri në tetor kishim mbi 990 raste që merrnin trajtim te Trauma. Pikërisht përpara jetës dhe sigurisë të fëmijëve, vendimi për ti pezulluar është vendimi më I mirë dhe nuk tërhiqem sa kohë nuk kemi një rregullim të qartë.
Jemi duke punuar për të, nuk është e thjeshtë. Është një gjë të vendosësh shpejtësinë, por kërkon një studim të thelluar lidhur me infrastrukturën kërkon kulturë të mirë të përdorimit të tyre. Ka plot prindër që na falenderojnë për ditë për këtë vendim. E kuptoj shqetësimin për mos vajtjen e shpejt në punë, por na intereson shmangia e incidenteve kur vjen puna te jeta e njeriut.
Komente