-Zbulohet suita në dy kate e “presidentit të popullit”: “Lukse si prej sheiku arab”-
Nga: Paolo Manzo
San Paolo – Ndërsa Evo Morales është në Meksikë, i pritur nga Presidenti López Obrador (Amlo), qeveria e re e Bolivisë – e cila mori detyrën sipas Kushtetutës dhe që duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda janait – i tregon botës luksin “prej sheiku” në të cilin jetonte sindikalisti kokalero(kultivuesi i kokaines).
Një përgjigje për foton e publikuar pardje nga prodhuesit e kokainës, i të cilëve Morales është lider, me Evon duke fjetur në tokë nën një tendë koti në feudin e tij të Chapares, ku 94% e gjetheve të kokainës të prodhuara (burimi Dea, agjensia e anti -Droges amerikane) shndërrohet në kokainë për tregjet amerikane dhe evropiane.
Suita perandorake e Morales u paraqit për shtyp nga Ministrja e re e Informacionit, Roxana Lizárraga, dhe zë dy kate, ate te 23-te dhe 24-ert te Casa Grande del Popolo, një nga ndërtesat historike të luksit të pakufi të Evos.120 m lartësi(më e larta në La Paz) e gjitha prej xhami, me pista ulje për helikopterët në çati dhe mure të zbukuruara me imazhe të traditës indigjene dhe murale që përshkruajnë punëtorë në punë.Mekat vetëm se nga gushti i vitit 2018, kur u inagurua “Casa del Popolo”, populli (ai që fiton një mizerje në Bolivi,40% jeton në varfëri) nuk mund të hyje në suitën dykatëshe të Morales, mbi një mijë metra katror për kat. Përkundrazi, njerëzit nuk dinin as për ekzistencën e tij, pasi ishte Roxana Lizáraga dje ajo që e zbuloi atë për botën mbare. “Duket si shtëpia e një sheiku arab – tha ministrja, duke shtuar – harxhimi i parave që është bërë për ndërtimin e kësaj ndërtese është me të vërtetë një fyerje për të gjithë Bolivianët”. Pothuajse 40 milion euro, në fakt, kostoja për të lejuar socialistin Morales të “pushojë më mirë”, me një koleksion të mirë dhe të kushtueshëm të pijeve alkolike brenda. Qeveria e presidentit të përkohshëm Jeanine Áñez – i cili dje iu përgjigj Evos që dëshiron të kthehet për tu “paqëtuar” se “nuk ka probleme, mund ta bëjë ” – ka njoftuar se do të paraqesë një denoncim për vjedhje, duke pasur parasysh që para se tja mbathë në Meksikë nepermjet Chapares njerezit e sigurisë së tij kanë marre pervec te gjitha dokumentave top-sekret të gjitha dekorimet dhe orenditë, shumë prej të cilave ishin dhurata të bëra Evos në kohët e arta nga presidentë të tjerë dhe qe jane në pronësi të Shtetit. Mbetën vetëm disa para, kesh një krevat tre metra, një xhakuzi dhe një palestër.
“Indiani i varfër” Evo – kështu e paraqet e majta boterore- “është në të vërtetë miliarder – ka zbuluar dje gazetarja peruane Jaime Bayly – falë shitjes prej 2.500 dollarë për kg te tonelatave te kokaines të prodhuar në Chapare ne Kartelin e Sinaloas”. Të gjitha për tu provuar, por sigurisht ekziston që kur në vitin 2012 Gjykata e Llogarive Boliviane zbuloi se shuma e pasurive të presidentit të Bolivisë ishte katërfishuar në mënyrë misterioze në pak vite, duke i kërkuar që të demonstronte pasurimin e tij të papritur Evo u përgjigj me “fytyrë bronzi »te socialistëve të shekullit XXI:« cfarë përgjegjësie kam unë nëse populli vazhdon të më dhuroje ponços prej 200 dollarë secila? ».
VERITAS.COM.AL/