Identifikohet autori i atentatit me armë zjarri në Laç mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se ai është Kreshnik Tusha, i cili mbeti edhe vetë i plagosur nga ngjarja.

Kujtojmë se si pasojë e plumbave humbi jetën biznesmeni Bujar Lika 37 vjeç dhe u plagos Paulin Gjergji 53 vjeç, i cili ndërroi jetë sot në mëngjes.

Sipas informacioneve Tusha ka qëlluar 5 herë në drejtim të Bujar Lika (Hasanit) duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Raportohet se viktimës Bujar Lika, i është gjetur në dorë një armë tip pistoletë, çka dyshohet se është përdorur gjatë shkëmbimit të zjarrit me Tushën, ku e la të plagosur këtë të fundit.

Dyshimet e policisë janë për një konflikt te mundshëm që ka nisur me herët.