VLORË- Pezullohet lundrimi detar në Vlorë për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.
Kapiteneria e Portit të Vlorës konfirmon se fuqia e erës në det të hapur do jetë e fortë, ndërsa lartësia e dallgës arrin në 1.5 metra.
Ndërkohë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi, që duhej të kryente itinerarin këtë të martë, do të udhëtojë drejt Italisë të mërkurën në mesditë, pas përmirësimit të kushteve atmosferike
Komente