Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se Muhamet Rrumbullaku do të jetë drejtori i ri i Policisë së Shtetit.

 “Rrumbullaku plotëson të gjitha kushtet për të qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë”.

Ky vendim është marrë pas shkarkimit të Gledis Nanos. Ky i fundit u largua nga detyra vetëm 11 muaj pas marrjes së detyrës si kreu i Policisë së Shtetit është rrjedhja e informacioneve konfidenciale me interesa shtetërore.

Përgjatë gjithë periudhës së drejtimit të Nanos ka pasur rrjedhje serioze të informacionit dhe përgjegjësia kryesore bie mbi drejtorin e Policisë.

Kush është Muhamet Rrumbullaku?

Muhamet Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari.

Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu.