-Shtëpia e Bardhë gati të ndajë fondet për Porto Rico dhe Texas për ndërtimin e barrierës anti-emigrante në Meksikë-

 

Donald Trump shkon drejt: Muri do të bëhet, në një mënyrë ose në një tjetër. Pas mbylljes së qeverisë, e cila ngriu aktivitetet federale, presidenti amerikan tha se ishte gati të deklaronte emergjencën, duke anashkaluar kështu Kongresin.

Sipas asaj qe ka referuar CNN, manjati ishte gati të devijonte fondet që ishin ndarë për ndihmat në Teksas dhe Porto Riko, të goditur nga uraganet.

Në këtë mënyrë, Trump do të kishte në disponim 13 miliardë dollarë (për të ndërtuar barrierën nevojiten “vetëm” 5,7). Qëllimi – mjaft ambicioz – është ndërtimi i murit në 45 ditë dhe, për këtë, gjeniu ushtarak tashmë do të jete duke vlerësuar kohën për fillimin e prokurimit. Siç shkruan New York Times, manjati mund edhe të përdorë fondet e Pentagonit dhe të shfrytëzojë punën e ushtrisë për të ndërtuar barrierën.

Mundësia e deklarimit të emergjencës kombëtare ishte parashikuar dje nga presidenti amerikan gjatë një vizite në kufi: “Thonë se muri është mesjetar. Ok, është edhe rrota, rrota funksionon po ashtu edhe muri”, ka thënë manjati, qe ka përsëritur: “Kur them se Meksika do të paguajë për murin është ajo që kam per qëllim. Meksika do të paguajë. Kurrë nuk kam thënë që Meksika do të me japë një cek prej 20 miliardë apo 10 miliardë. Askush nuk do të japë çek. Kam thënë qe do te paguajnë “.

Gjithashtu dje, presidenti amerikan njoftoi se nuk mund të merrte pjesë në forumin e Davos në Zvicër për shkak të ngërçit të mbylljes (më e gjata në historine e SHBA). “Për shkak të papajtueshmërisë së demokratëve mbi sigurinë në kufi,do te anuloj respektivisht  udhetimin tim shume të rëndësishëm në Davos,” ka thene tajkuni në Twitter.

Siç dihet, muri nuk është një “fiksim” i Trump. Ndërtimi i tij ne fakt filloi në vitin 1990, nën administrimin e Presidentit George H. W. Bush per te vazhduar më pas nen atë të Bill Clinton. Një vepër bipartizane pra.Edhe pse  eimigracioni në Shtetet e Bashkuara është luftuar gjithmonë me të gjitha mjetet. Fakti që Trump tani ka vështirësi të bëjë atë që kanë bërë tashmë të tjerët mund të ketë vetëm motivime politike. Dhe i pari që e di këtë të vërtetë banale është manjati.I cili është i gatshem të mos cedojë një milimetër.

Veritas.com.al/