(FOTO: Michael Buchmann, violinist i Orkestrës Simfonike të Vjenës)/
Muzikanti i Orkestrës Simfonike të Vjenës, Michael Buchmann , mund t’i ketë dhënë fund karriesrës pasi disa emigrantë që përshkruhen si kërkues azili, i thyen gishtat pas një sulmi në metro.
Vjena e njohur si vendi i muzikës klasike, që violinistin Michael Buchmann e çmon si një artist të talentuar mes më të mirëve në botë, ka njoftuar për probleme të shkaktuara nga azilkërkuesit. Buchmann po udhëtonte në metronë e Vjenës të Shtunën në mbrëmje kur po kthehej në qytet nga një spektakël në Gjermani, qyteti Dortmud, kur u godit egërsisht nga disa persona.
Në stacionin e Karlsplatz, afër stacionit të famshëm të kishës së St. Charles church, ai hypi në tren për të shkuar në shtëpi, në distriktin e Liesing. Muzikanti ka thënë se pa disa njerëz që pinin duhan në platformë, ku është e ndaluar. “Ndërsa prisja për trenin U4 në Karlsplatz ndjeva erën e duhanit; dikush po tymoste. Tre djem po qëndronin pranë meje dhe njëri nga ata pinte cigare”.
Zoti Buchmann iu tha në Gjermanisht se duhani është i ndaluar. Kur vuri re se ata nuk dinin gjermanisht, iu foli Anglisht. Ata reaguan me agresivitet ndaj muzikantit dhe sipas Buchmann nisën të ulërijnë kundër tij, dhe njëri prej tyre i tha: “Afrohu te unë, do të zihemi?”.
Buchmann përsëriti se është i ndaluar duhani. Atëherë ata e kapën në qafë dhe e goditën fort. I shtrënguan duart dhe e goditën me çfarë kishin, duke i thyer gishtërinjtë.
Një nga violinistët më të mirë të Vjenës ka pak shpresa se gishtërinjtë e tij mund të vijnë në gjendjen e mëparshme që të luajë në violinën e tij.
/Veritas.com.al/