
Prej ditës së sotme NATO heq kufizimet ajrore të Serbisë, e cila prej vitit 1999 kryente fluturime në një hapësirë prej 25 kilometrash në Serbinë qendrore.Marrëveshja është arritur sot në Bruksel dhe ka si qëllim përmirësimin e raporteve mes ushtrisë serbe dhe KFOR-it.
Përmirësimi i marrëdhënieve ishte kryefjala e bisedimeve në Bruksel mes sekretarit të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Menjëherë pas kësaj, Aleksandër Vuçiç është shprehur i lumtur duke e quajtur këtë vendim të madh. Sipas Vuçiç pas 16 vitesh Serbia do të çlirohet duke mos pasur më kufizime ajrore.