Ecën në të njëjtën rrugë një vit më parë kur dolën kundër urdhrit të kryetarit demokrat Basha dhe refuzuan të djegin mandatet.

Sot rrugët e Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit janë ndarë përfundimisht. Deputetja demokrate ka vendosur të krijojë një parti te re me Nismën Thurje, ndërsa Myslim Murrizi po mbledh firmat për Lëvizjen Demokratike Shqiptare.

Dy deputetët demokratë të cilët ia dolën të fitonin bashkë betejën për hapjen e listave në 2021-shin, ndajnë mendime të ndryshme sa i takon bashkëpunimit në të ardhmen me partitë e mëdha.

Nisma Thurje dhe Lëvizja Demokratike Demokratike Shqiptare janë në fazën e mbledhjes së firmave, ndërkohë brenda muajt shtatorit pritet të regjistrohen në gjykatë.

VERITAS.COM.AL