Aktorja turke Sabina Tozi, e cila u bë e njohur nga publiku në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, ndërroi jetë në moshën 76 -vjeçare. Sabina Ajrula Tozija lindi në 1946 në Shkup.

Sulltanesha e famshme Hyrrem, e interpretuar nga Mary Uzerli, i dha lamtumirën asaj me anë të një postimi në Instagram.

“Zemra ime po rrjedh nga dhimbja”, shkroi Hyrem, e cila përveç lamtumirës, publikoi edhe fotografi nga xhirimet.

Në serialin e suksesshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, Tozija luajti Afife Hatun, dado e sulltanit, të cilën ai e konsideronte nënën e tij të dytë.