Ka ndërruar jetë këtë të hënë në Romë, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, aktorja italiane Sandra Milo. Në karrierën e saj kinematografike, në gjashtëdhjetë vitet e fundit ajo kishte bashkëpunuar me regjisorë kryesorë, si Roberto Rossellini, Federico Fellini, Luigi Giamba dhe Dino Rizzi.

Performanca e saj më e njohur ishte, pa dyshim, në filmin 8½ të Felinit që fitoi Oscar. Sipas asaj që kishte deklaruar vetë, për disa vite ka mbajtur një lidhje me regjisorin e njohur italian të “Jeta e ëmbël”. Në vitet tetëdhjetë ajo prezantoi një seri emisionesh në televizionin publik italian Rai dhe mori pjesë në nisma dhe konferenca të partisë socialiste të Bettino Craxi.

Në moshën tetëdhjetë e shtatë vjeç, ajo mori çmimin e filmit italian David, për kursin e përgjithshëm në fushën e artit. Siç shkruan shtypi fqinj, “ajo ishte pa dyshim një nga aktoret më të njohura italiane”.

E doja shumë Marcello Mastroiannin, por pa tërheqjen që ndjenin kaq shumë gra për një burrë kaq të pashëm dhe simpatik. Marcello ishte më i lehtë, Federico kishte më shumë thellësi, por, në një farë mënyre, sikur njëri e plotësonte tjetrin, sikur njëri kishte tiparet, karakteristikat që i mungonin tjetrit”, kishte thënë Sandra Milo.