Lajmi sapo erdhi: Ka ndërruar jetë në spital këngëtari i mirënjohur shqiptar, Françesk Radi. Vdekje që fatkeqësisht pritej shpejt pas asaj goditjeje fatale që i dha sëmundja e disa ditëve të shkuara. Hemorragjia cerebrale nuk e fali më; mjekët e kishin përshkruar si të papërballueshme.

Një javë më parë, Radi ishte shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por nuk ka mundur që të mbijetojë.

Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare.

/Veritas.com.al/