Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare arkitekti  piktori, shkrimtar dhe disident i njohur Maks Velo.

Velo ishte i shtruar prej disa ditës në QSUT, pasi vuante nga anemia.

Maks Velo ka lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha.

Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burgim si arkitekt ‘ dekadent’- sipas fjalorit të diktaturës komuniste.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh letrare si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ”, etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë për ndarjen nga jeta të arktitektit dhe piktorit të njohur, Maks Velo.

“Çfarë trishtimi. LAMTUMIRË MAKS”, shkruan Rama, në një postim në facebook, teksa ka publikuar edhe foton e piktorit.

VERITAS.COM.AL/