
Marsel Skëndo, një ndër biznesmenët e parë të Shqipërisë post-komuniste, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Marsel Skëndo, njihet si një ndër pionierët e kapitalizmit të ri shqiptar, duke hapur bizneset e para në Tiranën e post-komunizmit, fillimisht duke sjellë mallrat e para të huaja në tregun e varfër shqiptar e më pas duke krijuar një ndër kompanitë e para ajrore në vend, Ada Air.
Gjithashtu Skëndo ka kontribuuar edhe një ngritjen e medias elektronike në Shqipëri, pasi ka qenë një nga bashkë- themeluesit e parë të Televizionit Klan.