Ka ndërruar jetë piktori i njohur Ali Oseku pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Lajmi është bërë i ditur nga galeria FAB përmes një postimi në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e tij.

Oseku ishte një ndër një ndër artistët më emblematik të artit shqiptar në pesëdhjetë vitet e fundit.

Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, ai menjëherë u kthye në një figurë tërheqëse në skenën e artit shqiptar të fillimviteve ’70, duke sjellë një frymë të re në skenografitë e shfaqjeve që ai do të projektonte, si dhe një nerv artistik të veçantë në krijimet që solli nëpërmjet pikturës së tij.

Ali Oseku lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaroi në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB. Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979.

Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e diktaturës. Pas viteve ’90, u bë një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase