Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare Prof. Dr. Paskal Haxhi.

Lajmin për vdekjen e tij e dha ish-kryetarja e AMA-s dhe studente e prof. Haxhi, Endira Bushati nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ndahet nga jeta Prof. Dr. Paskal Haxhi… Mirënjohje dhe respekt për gjithçka na dha! Nder dhe kënaqësi të isha asistentja e tij dhe ta kisha udhëheqës së disertacionit doktoral! U prehtë në paqe!”, shkruan Bushati.

Paskal Haxhi ishte një ndër themeluesit e Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës si dhe autor i shumë librave dhe punimeve shkencore. Ai ishte negociatori i parë me qeverinë e Greqisë për heqjen e ‘Ligjit të Luftës’ së mbetur që nga vitet ’40.

Profesor, Doktor, Paskal Haxhi dha një kontribut të shquar në shkencën juridike shqiptare.

Mësohet se Prof. Dr. Paskal Haxhi do të përcillet për në banesën e fundit të mërkurën në varrezat e Sharrës.

Veritas.com.al/