Sadije Agolli është ndarë nga jeta sot në në mesditë moshën 76-vjeçare. Sadija është bashkëshortja dhe bashkëpunëtore e shkrimtarit të shquar shqiptar, Dritëro Agollit.

Ajo ka ndërruar jetë dy vjet pas vdekjes së Dritëroit, njeriut të saj më të dashur, autorit të letrave dhe kulturës shqiptare, i cili frymëzoi dhe shërbeu si model për shumë shqiptarë.

Letrat e dashurisë të shkëmbyera mes Sadije Agollit dhe Dritëroit  dhe të përmbledhura në librin e fundit me të njëjtin titull, kanë ngjallur gjithmonë interes të lartë duke shërbyer si histori frymëzimi e sakrificë, ndërsa kanë dhënë shembullin se dashuria forcohet edhe më shumë teksa vitet kalojnë.

Nga familjarë të familjes Agolli mësohet se gjendja shëndetësore e Sadijes është përkeqësuar dje pasdite pas një hemorragjie cerebrale.

Studiuesi i letërsisë, Ermir Nika ka ‘share’ në fb. një poezi të Dritëro Agollit, dedikuar Sadijes:

“Sikur të rrëzohet në mal ky avion,
Kur unë udhëtoj nga Greqia,
Askush s’e mbaron,
Fletorkën përgjysmë me vjershat e mia.

Atë do ta hapë Sadija e mjerë,
Padashur, ashtu kot së kotit,
Mbi vjershën e lënë përgjysmë do bjerë,
E nxehta pikëz e lotit.

Pastaj do ta nxjerrë nga çanta shaminë,
E vetme në dhomë,
Fletorkën do ta mbyllë me një psherëtimë:
” I shkreti, i linte gjërat përgjysmë gjithmonë”.

Dritëro Agolli

Veritas.com.al/