Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar Bardhyl Londo.
Prej dy muajsh ishte i shtruar në spitalin Onkologjik në Tiranë. Gjatë 10 ditëve të fundit për shkak se situata e tij ishte përkeqësuar, është mbajtur në reanimacion, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen!
Bardhyl Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës.
Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”.
Për disa kohë ka qënë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
KA qene edhe anetar i PArlamentit shqiptar
Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.
Në Çmimet Kombëtare të Letërsisë, organizuar nga QKLL-ja dhe Ministria e Kulturës më 2021, Londo fitoi vlerësimin për vëllimin poetik “Prill i hidhur” si vepra më e mirë poetike.