Inxhinieri i njohur i Radio Televizionit Shqiptar, Vullnet Musaraj, ka ndërruar jetë.
Ai ishte diagnostikuar me sëmundje të rëndë, betejën me të cilën e ka humbur këtë të martë, duke mbyllur sytë përgjithmonë.
Inxhinieri i njohur që instaloi antenat e RTSH për shpërndarjen e sinjalit në gjithë Shqipërinë, ka vdekur si pasojë e një tumori në pankreas që mjekët kishin zbuluar prej dy javësh.
Gjithashtu, Vullnet Musaraj bën pjesë në grupin e inxhinierëve që kanë ideuar dhe zbatuar projektet për daljen në transmetim të Tv Kohës dhe të televizionit kombëtar Klan.