Autobusi i pasagjerëve shqiptarë që po shkonte drejt Selanikut, Greqi, e kishte kaluar traun e Policisë dhe të doganës shqiptare. Gjatë një kontrolli rutinë në doganën e Greqisë, rezultoi se autobusi, përveç njerëzve, mbartte edhe helmin e bardhë për njerëzit.
Ngjarja ndodhi sot, e Enjte,
Një sasi prej 2 kilogramësh heroinë janë kapur paraditen e sotme në doganën e Kapshticës. Lënda narkotike kishte për destinacion Greqinë.
Burime nga policia thanë se kapja e heroinës është bërë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.
Në mesditë janë zbardhur detaje të reja në lidhje me heroinën.
Droga ishte në autobusin në pronësi të Edmond Çelajt. Ky është oficer policie me detyrë Shef në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Korçës.
Për të hetuar pozicionin e Çelës në lidhje me kokainën, mësohet se nga Tirana drejt Korçës është nisur një grup me specialistë të Krimeve të Rënda.
Veritas.com.al/