Regjisori i njohur, Mihal Luarasi ka ndërruar jetë sot pasdite, rreth orës 16:30. Sipas familjarëve dhe mjekëve vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Mihal Luarasi lindi më 16 shtator të vitit 1929 në Korçë. Shkollën e mesme e kreu në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë. Në teatër për herë të parë si regjisor paraqitet me tragjedinë Shilerit “Intrigë dhe dashuri” në 1957 me shumë sukses në Teatrin Popullor, spektakël qe qëndroi në repertor shtatë vjet dhe u luajt më së 300 herë. Mihal Luarasi është njeri nga tre regjisoret e shquar të periudhës më të ndritur e cilësore të teatrit shqiptar në vitet 19571973 : Luarasi Spahivogli Mani. Për arsyet që dihen, në Teatrin Kombëtar Luarasi vuri pak pjesë, por ato u dalluan për cilësinë dhe nivelin e lartë artistik, si : “Dragoi i Dragobisë”, “Dhelpra dhe rrushtë” (fituese e te gjitha çmimeve te para në Festivalin e IIte kombëtar të teatrove), “Mosha e bardhë”, “Banorët e shkallës nr. 6”, “Rrugë të tërthorta”, “Një dashuri e tille”. Më 1966 ve për herë të parë në skenë në Teatrin Migjeni të Shkodrës dramën “Cuca e maleve”. Në 1973 vuri në skenë dramën e Tennessi Ëiliamsit “Orfeu zbret në ferr”, dramë që u ndalua në provat e përgjithshme. Është regjisor i dramës “Njolla te murrme” me trupën e Korçës me të cilën fitoi të gjitha çmimet e para në Festivalin e IV kombëtar të teatrit 1969. Pas tre ditësh spektaklin e pa diktatori Enver Hoxha dhe e dënoi si vepër armiqësore. Ne teatrin AZC të Korces punoi pesë vjet dhe realizoi një sere shfaqjesh të paharruara, si “Te pamposhtur”, “Pas dy vjetësh”, “Flake në shtepi”, etj. Më 1972 në teatrin A. Moisiu të Durrësit vuri në skenë dramën “Çështja e inxhinier Saimirit” të Fadil Pacramit, vepër që u dënua nha aparati ideologjik i diktaurës. Me festivalin 11 në RTVSH 1972, Luarasi u ndesh përsëri me Diktatorin i cili kësaj herë nuk ia fali “fajet” e vazhdueshme dhe urdhëroi burgosjen e tij. U dënua me tetë vjet heqje lirije.
Pas daljes nga burgu punoi si bojaxhi deri në vitin 1990. Ne dhjetor 1990 largohet në Hungari. Më 19911992, vuri në skenë në Budapest dramën e Rexhep Qosjes “Vdekja e një mbretëreshe”. Më 1995 e fton Teatri Kombëtar në Tiranë dhe vë në skenë dramën “Hekurat” të dramaturgut hungarez Göncz Arpad. Mihal Luarasi është regjisor i disa spektakleve te mëdha në Teatrin e Operas e dhe Baletit, si “Karmen”, “La traviata”, “Pranvera”, “Opera për tre grosh”, etj.
Gjatë qëndrimit ne Hungari, botoi një sere shkrimesh mbi teatrin në shtypin hungarez dhe atë shqiptar. Në vitin 2003 u botua libri i tij “Teatri Kombëtar në udhëkryq” dhe pas dy vjetësh libri i dytë me shkrime mbi Teatrin dhe arte të tjera, titulluar “Kujtesa që nuk flë”. Ne vitin 2001 Luarasi shkroi dramën “Gomone” që u vu në skenë në TK, në 2003, nga regjisori Gezim Kame. Në këtë vit ai kthehet përfundimisht nga Hungaria dhe vë në skenë në TK dramën e Ruzhdi Pulahes “Streha e të harruarve” në 60 vjetorin e Teatrit Kombëtar. Në 2006 shkroi dhe vuri në skenë dramën “Korbi i bardhe” që vazhdon të shfaqet me sukses (2007).